Surprise Me!

Maskat te detyrueshme ne ambientet e mbyllura | Lajme - News

2020-08-01 4 Dailymotion

Përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura nga sot është një detyrim ligjor.

Një ditë pasi ministrja e Shëndetësisë bërë publik vendimin e Komitetit Teknik, qeveria ka nxjerrë aktin normativ që e bën obligues mbajtjen e maskës.

?Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID-19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermarkatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit?, deklaroi ministrja Manastirliu.

Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë në masën 2 mijë Lekë të reja shkelësit.

?Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Europiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve?.

Epidemiologët besojnë se përdorimi i maskave, ruajtja e distancave dhe higjiena personale janë të vetmet masa që ndihmojnë për të mos u infektuar nga koronavirusi.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon